Gjatë datave 23.04.2023 – 28.04.2023 gjimnazi 7 Marsi realizoi me sukses mobilitetin e fundit të projektit “Make your school smart” që u mbajtë në Kaunas, Lituani informon Tetovasot.
Në kuadër të projektit Erasmus+ “MAKE YOUR SCHOOL SMART” u mbajt takimi i katërt, përmbyllës i këtij projekti në qytetin Kaunas në gjimnazin internacional të Kaunasit në Lituani ku morrën pjesë shkollat partnere nga Italia🇮🇹, Lituania🇱🇹, Sllovakia🇸🇰 dhe shkolla jonë nga Maqedonia e Veriut 🇲🇰.
Shkolla e Mesme 7 Marsi në Tetovë u përfaqësua nga katër nxënës: Vlera Bilalli, Medina Sinani, Nida Emini dhe Amra Sejfuli të koordinuar nga prof. Nermine Muradi dhe prof. Elona A. Xhemaili .
❗ 📚Në fokus të aktiviteteve të këtij mobiliteti ishin përdorimi i mjeteve dixhitale për religjionet.
👩💻 Gjatë qëndrimit në Lituani nxënësit fillimisht prezantuan për religjionet dhe tolerancën në shtetin dhe kombin tonë, më pas sqaruan edhe për fenë islame dhe momentet kyçe historike përgjatë shekujve të popullit tonë.
🎬Gjatë qëndrimit njëjavor nxënësit në grupe internacionale dhe mësimdhënësit punuan me inteligjencën artificiale (DALL E 2 ), vizatuan dhe njgyrosën zbukurime dhe ornamente të ndryshme, mblodhën informacione për kultura, tradita, fe dhe ndërtesa të ndryshme. Nxënësit prezantuan projektet e tyre përfundimtare duke përdorur Canva, Animoto, DALL E 2 dhe aplikacione, programe dhe materiale të tjera për fe të ndryshme dhe objekte fetare si Islami (Xhamia, Kaunas, Lithuania), Judaism (Kauno Ohel Jakov Choral synagogue), Catholicism (Kauno St. Apostles Petro and Povilo arch cathedral basilica), Lutherans (Kaunas Evangelical Lutheran Church), Orthodox (Kaunas Church of the Resurrection of Christ)
🏛️Poashtu në kuadër të programit kulturor u vizitua :
– Qyteti i vjetër i Kaunasit, qyteti i Trakait, kryeqyteti i Lituanisë Vilnius, si dhe muze dhe atraksione të tjera historike në Lituani.
Si dhe nga afër nxënësit u njohën me kulturën e popujve tjerë pjesmarrës.