Inspektorati Shtetëror i Tregut ka mbyllur sot klubin e natës, para të cilit, javën e kaluar u rrah për vdekje hendbollisti i “Butelit”, Denis Tot.
Mbyllja ka ardhur pas kontrolleve të kryera në shkurt, kur i ishte shqiptuar vendim për ndalesë të punës për shkak se nuk ka poseduar licencë, e cila në mars është bërë e plotfuqishme.
Meqë pronarët nuk kanë vepruar në përputhje me vendimin e Inspektoratit Shtetërorë të Tregut, sot është mbyllur klubi i natës “Parku qendror”.
Njl gjë të tillë më herët e ka dekalruar edhe Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, ku ka konfirmuar për “Sloboden Peçat” se diskoteka “Privilege”, para së cilës u sulmua hendbollisti kroat Denis Tot, nuk ka leje pune.
Para këtij lokali javën e kaluar ndodhi një mosmarëveshje e cila përfundoi me sulm fizik që e la të vdekur 27 vjeçarin henbollistiin kroat Denis Tot