Mbyllet gara për BKH me 6 kandidatura, kush janë emrat që duan të drejtojnë FBI-në shqiptare

June 10, 2025
1 minut lexim

Gara për drejtimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit është mbyllur zyrtarisht të hënën me gjashtë kandidatura që kanë shfaqur interes për të drejtuar të ashtuquajturën FBI-ja shqiptare.

Gentian Ndoi, drejtori aktual i krimit ekonomik-financiar në Policinë e Shtetit, i cili ka një përvojë të gjatë në hetime të suksesshme policore dhe në bashkëpunim me Prokurorinë e Posaçme është i fundit që ka dorëzuar dosjen duke iu bashkuar 5 kandidatëve të konfirmuar me herët.

Burime konfirmojnë se në garë janë gjithashtu edhe ish-drejtori i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, I cili kërkon rikthimin në krye të një agjencie ligjzbatuese.

Mentor Cuku është oficer me përvojë i Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe vëllai i komisarit të ndjerë Artan Cuku është kandidati i tretë i konfirmuar.

Joni Keta aktualisht zëvendësdrejtor aktual i BKH-së dhe ish-oficer i Policisë Gjyqësore pranë Prokurorisë për Krime të Rënda garon për postin e kreut të Byrosë.

Dy kandidatë të tjerë kanë dorëzuar gjithashtu aplikimet e tyre, duke e çuar në gjashtë numrin e atyre që synojnë të marrin drejtimin e institucionit kyç të hetimeve penale në vend.

Vlerësimi i kandidaturave do të bëhet nga një komision i përbërë nga tre prokurorë të SPAK: Altin Dumani, Arben Kraja dhe Behar Dibra.

Një prej testeve që kandidatët do ti nënshtrohen është ai I makinës së të vërtetës. Pas përzgjedhjes, emri i kandidatit fitues do t’i kalojë Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP) për miratim.

Ndërkohë, në krye të BKH-së vijon të jetë Aida Hajnaj, e cila e përfundon zyrtarisht mandatin më 31 maj.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Rutte bën thirrje për rritje prej 400 për qind të mbrojtjes ajrore dhe raketore të NATO-s

Të fundit nga

sqmken
ShkoLartë