Mbyllen pesë lokale që shërbejnë ushqime të shpejta në Prizren dhe Malishevë

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë sot më regjionin e Prizrenit ka organizuar aksion kontrolli mbi lokalet e gastronomisë qe shërbejnë ushqime të shpejta.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se janë përfshirë komunat e Prizrenit dhe Malishevës, si dhe janë realizuar 28 inspektime.

“Nga 19 inspektimet në Prizren dhe 9 inspektimet në Malishevë janë mbyllur 5 lokale. Janë iniciuar 6 lëndë kundërvajtëse. Në dy raste janë shqiptuar gjoba mandatorë. Po ashtu janë asgjësuar 4 kg mish produkte mishi, 33 kokrra vezë dhe 1 kg salcë (sosë)”.

“Aksionet do të vazhdojnë në gjithë territorin e vendit. Secili subjekt qe vendos ne treg produkte ushqimore në kundërshtim me rregullat ligjore do të sanksionohet. Ruajtja e shëndetit të qytetareve është prioritet dhe synim kryesor i AUV-së”, thuhet në njoftim.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Rama pas Samitit të Berlinit: Prania juaj këtu në Tiranë është dhuratë zemre! Shqiptarët e çmojnë shumë

Story i radhës

Intel lançon procesorët e gjeneratës së 14-të por a mund të përballen me AMD?

Të fundit nga