Mbyllen 13 qendra masazhi

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) përmes Inspektoratit të Tregut në bashkëpunim me drejtorinë për hetimin e trafikimit me njerëz (DKKO) dhe inspektorët e Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), më 15 dhe 16 mars, kanë realizuar kontrollë në qendra të ndryshme të masazheve, me ç’rast kanë inspektuar 57 qendra masazhi me veprimtari mirëmbajtje trupore.

Sipas njoftimit, inspektorët e tregut kanë mbyllur 13 operatorë ekonomikë në mungesë të pëlqimit sanitar.

Po ashtu, janë shqiptuar 13 aktvendime gjobë për parregullësitë e evidentuara.

“Inspektimet do të vazhdojnë dhe në çdo rast kur konstatohen shkeljet, do të merren masa ndëshkuese”, thuhet në njoftim.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Asnjë viktimë nga Covid, regjistrohen 81 të infektuar në vend

Story i radhës

Ramiz Sadiku në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës!

Të fundit nga