mbushet reparti infektiv ne gostivar 61f03fe0935d0

Mbushet Reparti Infektiv në Gostivar

January 25, 2022
1 minut lexim

Rritja e madhe e numrit të pacientëve me Covid 19, ka detyruar autoritet shëndetësore në Gostivar të rihapin nga sot Covid qendrat e mëparshme dhe Spitalin modular. Në Repartin Infektiv, pacientët presin radhë për kontrolle, ndërsa tanimë kapacitet janë mbushur. Mesin e të shtruarve ka pesë persona në mbështetje të okisigjenit dhe një fëmijë dhjetë veçar. Ratko Naumoski, shef i këtij reparti thekson se janë rritur dukshëm edhe kontrollet ambulantore, ku brenda një turi kanë për vizitë nga 70 – 80 pacientë, shumica prej të cilëve kanë test pozitiv për Covid 19.

“Në repart aktualisht kemi 19 pacientë, prej të cilëve pesë janë në mbështetje të oksigjenit dhe pesë të tjerë nga totali prej 19, janë të pavaksinuar, të tjerët janë të vaksinuar. Dy, pasi iu bënë testet, do ti dërgojmë në neuropsikiatri e këtu do të mbeten 17 pacientë. Sa i takon moshës, shumica janë 40, 60 -70 vjeç, ndërsa një pacient e kemi të moshës dhjetë vjeç. Është rritur shumë numri i kontrolleve ambulantore, prej të cilëve pjesa më e madhe dalin pozitiv, rreth 70 përqind. Për fat të mirë, janë me pamje klinike të lehtë, pos atyre që i kemi në mbështetje të oksigjenit që kanë pamje klinike më të rëndë”, deklaroi Ratko Naumoski, shef i Repartit Infektiv në Gostivar.

Nëse gjendja do të përkeqësohet edhe më tej, Naumoski thotë se do të hapen edhe reparte të tjera për trajtim të pacientëve me Covid 19. “Me personelin luftojmë, dhe tani për tani kemi mjaftushëm personel mjekësor. Nga sot e kemi hapur Spitalin modular vetëm për kontrolle laboratorike, pasi siç e shihni këtu ka tollovi të madhe. Nëse vala vazhdon, ne përgatitetmi dhe do të shohim nëse do ta hapim Spitalin modular apo edhe repartet tjera në spital dhe për këtë do merremi vesh me drejtorin”, deklaroi Ratko Naumoski, shef i Repartit Infektiv në Gostivar.

Për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve, ai apelon që pacientët të mos shkojnë tek ata për kontrolle të rezultateve pasi testohen, por për një gjë të tillë t’i drejtohen mjekut amë. Ndryshe, javën e fundit në Gostivar pozitiv me Covid 19 kanë rezultuar mbi 200 pacientë.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

mediat belge shkruajne per bledar mucen ketu vodhi syze dhe prezervative 61f03eead46d5
Story i mëparshëm

Mediat belge shkruajnë për Bledar Muçën: Këtu vodhi syze dhe prezervativë!

d188d0bed184d0b5d180d0bed182 d0b5 d0b2d0b8d0bdd0bed0b2d0b5d0bd d0b7d0b0 d0b0d0b2d182d0bed0b1d183d181d0bad0b0d182d0b0 d0bdd0b5d181d180 61f04009eef22
Story i radhës

Шоферот е виновен за автобуската несреќа, заклучија бугарските истражители

Të fundit nga

Live: Bayerni favorit

18.02.2025 – 20:46 Milani eliminohet nga Champions League Milani është eliminuar nga Champions League. Feyenoord ka tronditur Milanin në “San Siro”, duke luajtur baras (1:1). Feyennord e ka fituar takimin e parë
ShkoLartë