mbrojtja e te dhenave personale ne 2024 rriten me 15 4 ankesat 67f01c0f0aa99

Mbrojtja e të dhënave personale, në 2024 rriten me 15.4% ankesat

April 4, 2025
min lexim

Të paktën 455 individë e subjekte u ankuan në vitin 2024 pranë Komsionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

Në raport me një vit më parë numri I ankesave u rrit me 15.4 për qind dhe kanë në objekt një sërë çështjesh. Konkretisht sipas raportit të Komsionerit arsyeja e parë lidhet me cenimin e të drejtave të subjekteve të të dhënave personale (akses/korrigjim dhe fshirje).

Së dyti përhapja e të dhënave personale pa pëlqimin e subjektit të të dhënave personale.

Së treti përpunimi i të dhënave në mënyrë jo të drejtë dhe të ligjshme.

Së katërti përhapja të dhënave personale në media dhe portale online. Po kështu një tjetër kategori ankesash përfshin rastet e vendosjes së kamerave në ambiente publike dhe private.

Një ankesë që vijon prej vitesh është ajo lidhur me marketingun e drejtpërdrejtë në lidhje me komunikimet e pakërkuara, nëpërmjet telefonit ose postës elektronike. Një kategori e fundit është ajo e tejkalimit të afatit të mbledhjes së të dhënave personale për një qëllim të caktuar.

Përpos ankesave që kanë ardhur pranë Komisionerit, ky institucion ka zhvilluar edhe një sërë hetimesh pranë subjekteve të ndryshme për të parë përputhshmërinë e veprimtarisë përpunuese të mbrojtës së të dhënave.

“Gjatë vitit 2024, janë ushtruar hetime administrative në kontrollues publikë dhe privatë, me qëllim verifikimin e përputhshmërisë së veprimtarisë së tyre përpunuese në raport me legjislacionin për mbrojtjen e të dhënave personale. Në total, u zhvilluan 77 hetime administrative, prej të cilave 10 mbi bazë ankese dhe 67 me iniciativën e Zyrës së Komisionerit (ex-officio). Sa i përket sferave të veprimtarisë, 44 procese hetimi administrativ u ndërmorën në kontrollues publik dhe 33 në kontrollues privat” thuhet në raportin e Komsionerit.

Po kështu zyra e Komisionerit ka trajtuar 12 raste kërkesash për transferim ndërkombëtar të të dhënave personale, drejt vendeve që nuk kanë një nivel adekuat të mbrojtjes së të dhënave.

“Në çdo rast, kontrolluesit janë udhëzuar për zbatimin e plotë të kuadrit rregullator për të garantuar përpunimin e drejtë dhe të ligjshëm të të dhënave personale të individëve, kur kërkohet kryerja e këtij procesi jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë. Pas vlerësimit, është dalë me 1 vendim për lejimin e transferimit ndërkombëtar në sektorin bankar” nënvizon dokumenti. /Monitor

Burimi: pcworld.al

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

reagon djali i policit qe dyshohet se vetevra i sherbeve atdheut si ne lufte ashtu edhe ne liri 67f0198056530
Story i mëparshëm

Reagon djali i policit që dyshohet se vetëvra: I shërbeve atdheut si në luftë ashtu edhe në liri

garnacho nxit thashetheme per largim nga united me veprimin e fundit 67f01d0156afb
Story i radhës

Garnacho nxit thashetheme për largim nga United me veprimin e fundit

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë