mbrojtja e kilajt provat e zps se nuk jane asgje me shume se spekulime 6aa3eab4724de

Mbrojtja e Kilajt: Provat e ZPS-së nuk janë asgjë më shumë se spekulime

September 11, 2026
1 minut lexim

Në seancën e fjalëve përfundimtare në rastin “Thaçi 2”, avokatja e ekipit mbrojtës të Isni Kilajt ka kundërshtuar pretendimet e Zyrës së Prokurorit të Specializuar, duke thënë se provat e paraqitura nga Prokuroria nuk dëshmojnë synimin kriminal të klientit të saj.

Avokatja deklaroi se pretendimi i ZPS-së për Kilajn bazohet në prova që, sipas saj, nuk janë më shumë se spekulime.

“ZPS-ja pretendon se këto prova mbështesin deduktimin e synimit kriminal të zotëri Kilajt në pikën 14. Thelbi i parashtrimeve të mia përbëhet nga tri pika. Së pari, provat në të cilat mbështetet ZPS-ja nuk janë asgjë më shumë se spekulime.

Së dyti, edhe nëse materiali i shkurtit përdoret për të nxjerr deduktime për synimin e zotëri Kilajt në shkurt të vitit 2023, ky deduktim nuk mund të zbatohet dhe për synimin e tij në vizitën e tetorit 2023, pra 8 muaj më vonë, dhe së treti, sidoqoftë, materiali i vizitës së shkurtit nuk mund të konsiderohet si tregues si synim i zotëri Kilajt për të marrë pjesë në grupin Kilaj, i vetmi grup që ka rëndësi lidhur me pikën 14 të akuzës”, u shpreh avokatja. 

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

aki ndez motoret ne bervenice jusuf shaini merr komanden arkin jahiji futet ne garen per kryetar 6aa3d4308ce80
Lajmi i mëparshëm

AKI ndez motorët në Bërvenicë: Jusuf Shaini merr komandën, Arkin Jahiji futet në garën për kryetar

largimi nga detyra si minister reagon besfort lamallari do ti kthej nderin kryeministrit me angazhimin ne ekipin e tij 6aa3eb301dc71
Lajmi i radhës

Largimi nga detyra si ministër, reagon Besfort Lamallari: Do t’i kthej nderin kryeministrit me angazhimin në ekipin e tij

Të fundit nga

ShkoLartë