Besfort Lamallari, ka reaguar publikisht pas largimit nga detyra dhe zëvendësimit të tij nga Ervin Demo. Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Lamallari e ka cilësuar drejtimin e këtij dikasteri si një “libër jete”.
Në reagimin e tij, Lamallari nëvizon rëndësinë e përvojës së tij në Ministrinë e Drejtësisë dhe në atë të Brendshme, duke e konsideruar si institucionin ku u formua profesionalisht e politikisht.
“Nuk ka nder më të madh se t’i shërbesh vendit tënd, duke u përpjekur çdo ditë të japësh më të mirën tënde në përgjegjësitë që të besohen.
Drejtimi i Ministrisë së Drejtësisë dhe në veçanti i Ministrisë së Punëve të Brendshme, institucioni ku u rrita profesionalisht, politikisht dhe mbi të gjitha si njeri është më shumë se sa një privilegj. Është ‘libri i jetës’ i cili të udhëzon drejt më tej në çdo stacion vijues,” shkruan Lamallari.
Burimi: botasot.info


