Mbrojtësi spanjoll: Kur po fitonte Kosta Rika, gati më ra të fikët!

December 5, 2022
1 minut lexim

César Azpilicueta po rikuperohet nga një goditje në shpinë dhe orët e ardhshme do të bëhet e ditur nëse do të jetë në gjendje të luajë ndeshjen ndaj Marokut. Mbrojtësi i Chesea-t dha një intervistë për “Cadena Ser”, ku foli për situatën aktuale dhe perspektivën e Spanjës në Kupën e Botës:

“Skuadra ka një ambicie dhe dëshirë të madhe për të luajtur një ndeshje të mirë kundër Marokut dhe për të shkuar në çerekfinale. Tani vjen pjesa e mirë dhe ne duhet të tregojmë se çfarë jemi të aftë të bëjmë.

Kur na thanë se Kosta Rika po fitonte dhe ne ishim jashtë, për pak më ra të fikët. Jemi nga të paktat skuadra që janë rritur duke bazuar në punën e përditshme në modelin e lojës dhe frymën e skuadrës”.

Spanjolli foli edhe për mundësinë e madhe që kishte për të ndryshuar ekip verën e kaluar (e kërkoi me ngulm Barcelona):

“Tek Chelsea luajta më pak se 30 ndeshje dhe mbeta lojtar i lirë. Nuk më kishte ndodhur kurrë në jetën time. Por erdhën pronarët e rinj dhe më shfaqën dëshirën që unë të qëndroja. Londra është shtëpia ime dhe fëmijët e mi flasin anglisht më mirë se spanjisht”, – këmbëngul César, i cili në fund vendosi të mos shkonte në “Camp Nou” – “Kur mora vendimin, mendoj se Xavi më kuptoi. Nëse gjërat janë të qarta, ato kuptohen”.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Punimet në rrjet, KEDS njofton se kush mbete nesër pa energji elektrike

Story i radhës

Operacion për kalimet e paligjshme të kufirit në Morinë, dëmtohet shtetasi sirian

Të fundit nga

ShkoLartë