mbrojtesi kuqezi pritet te jete ne fushe me 7 maj 67feb9a2a2ca0

Mbrojtësi kuqezi pritet të jetë në fushe më 7 maj

April 15, 2025
1 minut lexim

Do të duhet të presë edhe tri javë. Mario Mitaj ende nuk është gati për t’u kthyer në fushë, por nga Arabia Saudite të paktën jepet një datë.

Sipas mediave nga Riadi, mbrojtësi i kombëtares shqiptare pritet të jetë pjesë e skuadrës në duelin e madh që Al Itihad do të luajë ndaj ekipit të Kristiano Ronaldos, Al Nasr.

Përballja e Ligës Profesioniste Saudite do të jetë në 7 maj, pra lojtarit kuqezi I duhet të presë edhe 22 ditë.

Sipas informacionit që vjen nga vendi I madh arab, Mitaj është gjithnjë e më pranë kthimit në stërvitje bashkë me skuadrën.

Për të, ashtu si edhe për disa lojtarë të tjerë të përfaqësueses si Ismajli apo Broja, ky vit ka qenë tepër I vështirë.

Aq I pafat saqë Mario ka luajtur vetëm dy herë nga 45 minuta, ndërsa nuk është aktivizuar fare në 9 nga 11 ndeshjet që nga fillimi I janarit.

Mbrojtësi I majtë ka vuajtur nga dëmtimi në muskujt e barkut, dhe I doli për keq prova që bëri duke u kthyer për 45 minuta në 13 mars, në duelin Al Itihad-Al Rijad, por pastaj doli nga stadiumi duke çaluar.

Për shkak të lëndimit, Mitaj iu nënshtrua operacionit në Londër, që përpara sesa kombëtarja të grumbullohej për ndeshjet ndaj Anglisë dhe Andorrës në Botëror, dhe prej asaj kohe vazhdon riaftësimin.

Sezoni ka qenë shumë I mirë për aq sa ka luajtur, me vlerësime mbi mesataren e ekipit, dhe me një gol e dy asiste, përveç kontributit të madh në lojën në mbrojtje.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

kraki i reagon behramit nuk ka shkelje te kushtetutes keta u habiten edhe vete 67feb6235c2a6
Story i mëparshëm

Kraki i reagon Behramit: Nuk ka shkelje të Kushtetutës, këta u habitën edhe vetë

te shtena ne nje shkolle ne dallas te pakten nje i plagosur 67febd6531354
Story i radhës

Të shtëna në një shkollë në Dallas, të paktën një i plagosur

Të fundit nga

Gara e ushtarit më të mirë 2025

Me rastin e përfundimit të “Garës së ushtarit më të mirë 2025” , sot mbahet aktiviteti i përfundimit të garës. Ngjarja nis nga ora 10:00 në Kazermën “Skënderbeu” në Ferizaj. Në “Garën

Guardiola dhe gruaja drejt ribashkimit

Pep Guardiola ka kaluar një sezon shumë të dështuar me Manchester City-n, në një vit ku skuadra e tij nuk ishte kurrë në garë për titullin në Premier Ligë, rrezikon ende të

Përkeqësohet shëndeti i ish-presidentit Bolsonaro

Shëndeti i ish-presidentit brazilian, Jair Bolsonaro është përkeqësuar pas operacionit abdominal gati dy javë më parë, me presion të lartë të gjakut dhe përkeqësim të enzimave të mëlçisë, sipas një raporti mjekësor.
ShkoLartë