Ndeshja mes Rumanisë dhe Kosovës është ndërprerë rreth minutës së 20-të. Tifozët vendas kanë shfaqur banderola diskriminuese dhe të propagandaës serbe ku shkruhej ‘Kosova është Serbi’ dhe kanë bërë thirrje në kor një gjë të tillë.
Kjo ka bërë që gjyqtari kryesorë të ndërpresë duelin dhe t’i dërgojë futbollistët në dhomat e zhveshjes. Futbollistët dardanë nuk kanë pranuar të luajnë derisa ka banderola të tilla dhe i kanë bërë të qartë këtë gjë gjyqtarit kryesor.
Me largimin në ato momente nga fusha e lojës drejt korridorit për në dhomat e zhveshjes së stadiumit thirrjet e tifozëve rumun nuk u ndaluan për asnjë moment. Në atë moment Mërgim Vojvoda iu përgjigj atyre duke bërë shqiponjën me duar.