Mbrojtësi i Francës: Duam Botërorin, pak rëndësi ka se cili luan

December 4, 2022
1 minut lexim

Uilliam Saliba ka folur në kuadër të përballjes me Poloninë të dielën (16:00) në fazën e 1/8-ave të Kupës së Botës. Qendërmbrojtësi i “Bluve” dhe Arsenalit shprehu qetësinë e grupit përpara se të sfidonte Robert Levandovskin dhe shokët e tij.

“Kam ardhur si rezervë dhe e di rolin tim.

Askujt nuk i pëlqen stoli, por nuk duhet harruar se është Botërori im i parë. Jam 21 vjeç, jam i ri dhe kam ende kohë.

Të gjithë të rinjtë duan të luajnë, por unë nuk jam i zhgënjyer.

Në fakt jam shumë krenar që jam pjesë e këtij grupi. Të gjithë ndihemi të përfshirë, madje edhe ata që luajnë pak e pak. Duhet të jemi gati. Jemi një familje e pavarësisht nëse luajmë apo jo, të gjithë duam të fitojmë”, deklaroi Saliba.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Maqedonia e Veriut do të vendosë viza për Kubën dhe Botsvanën

Story i radhës

Përse meshkujt shtatshkurtër janë më të mirë se shtatgjatët!

Të fundit nga

Moti sot i vranët dhe me intervale me diell

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se sot parashihet të jetë jetë mot i vranët e me intervale me diell. “Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -5 deri -3 gradë celsius. Ndërsa, maksimalet
ShkoLartë