mbrojtesi ganez shenon dy autogola kur e kupton se loja ishte e kurdisur perjashtohet nga cdo aktivitet i futbollit 62865ff1f1a47

Mbrojtësi ganez shënon dy autogola kur e kupton se loja ishte e kurdisur, përjashtohet nga çdo aktivitet i futbollit

May 19, 2022
1 minut lexim

Sipas “ghanasoccernet”, dënimi i Hashmin Musah është reduktuar nga 24 në vetëm gjashtë muaj mos aktivitet në futboll, pasi shënoi qëllimisht dy autogola në ndeshjen e Premier Ligës së Ganës midis Inter Allies dhe Ashanti Gold vitin e kaluar.

Musah, që në atë kohë luante për Inter Allies, u inkuadrua nga baka rezervë për të shënuar dy autogola në 12’ minutat e fundit të ndeshjes.

Në fund të ndeshjes, skuadra e Ashanti Gold shënoi fitore me rezultat të thellë 7:0 kundër Inter Allies, përcjell KosovaPress.

Musah e pranoi pas ndeshjes se i kishte shënuar qëllimisht autogolat në një përpjekje për të prishur një skandal të kurdisjes së ndeshjeve.

“Pas ndeshjes, ekipi im teknik më përgëzoi për prishjen e bastit që kishin vënë. I premtova trajnerit që nëse më lejon të luajë nga banka rezervë, unë do ta prishja kurdisjen. Dhe pas ndeshjes ekipi im më përgëzoi”, tha Musah për “Kumasi FM”.

“Kam dëgjuar në hotelin tonë se ishte vendosur që ndeshja të kurdisej me rezultat të saktë 5:1 kundër klubit tim. Vendosa që ta prishja atë kurdisje sepse unë nuk e përkrahi kurdisjen e ndeshjeve”, shtoi më tej mbrojtësi ganez.

Afro një vit më vonë dhe tani Musah i është reduktuar pezullimi nga 24 muaj sa i ishte shqiptuar, në një pezullim gjashtëmujor mos aktivitet në fushat e gjelbra.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

shqiperia shton armatimet porosit antitankun amerikan qe po perdoret nga ushtria ukrainase ne lufte 62865faa38133
Story i mëparshëm

Shqipëria shton armatimet, porosit antitankun amerikan që po përdoret nga ushtria ukrainase në luftë

video parlamenti europian miratoi rezoluten per maqedonine e veriut 628663a541e26
Story i radhës

(VIDEO) Parlamenti Europian miratoi rezolutën për Maqedoninë e Veriut

Të fundit nga

Trump “frikëson” studentët e Harvardit

Me një letër pranimi në dorë, studentja tajvaneze Yu-Hsuan Lin ishte gati të ndiqte shkollën e ëndrrave të saj këtë shtator. Por vendimi i administratës Trump për të revokuar të drejtën e

Demi Lovato një hap më afër dasmës

Demi Lovato dhe i fejuari i saj, Jordan ‘Jutes’ Lutes, janë një hap më afër martesës zyrtare. Të shtunën, ylli i popit, 32 vjeç, u shfaq në të bardha nusërie ndërsa ecte
ShkoLartë