Mbreti Charles fillon vizitën shtetërore në Francë

min lexim

Mbreti Charles III, i shoqëruar nga mbretëresha Camilla, mbërriti në Francë sot si pjesë e një vizite shtetërore treditore, raporton Anadolu.

Udhëtimi në Francë, i pari që kur Charles u bë mbret, fillimisht ishte planifikuar për në mars, por u shty për shkak të protestave mbi reformat e pensioneve të qeverisë së Presidentit Emmanuel Macron.

“Me këtë vizitë do të festohen marrëdhëniet e Mbretërisë së Bashkuar me Francën, duke shënuar historitë, kulturën dhe vlerat tona të përbashkëta”, tha Pallati Buckingham në një deklaratë.

I shoqëruar nga Macron dhe gruaja e tij Brigitte Macron, vizita e çiftit mbretëror, e cila përfshin Parisin dhe Bordonë, do të fillojë me një ceremoni kujtimi dhe vendosje kurore me lule në Harkun e Triumfit.

“Zhvilluat vizitë si princ, ktheheni si mbret. Madhëria juaj, mirë se vini”, shkroi Macron në platformën e medias sociale “X”, duke shpërndarë një video që shfaq vizitat e mëparshme të Charlesit në Francë si princ.

Charles u ngjit në fron më 8 shtator 2022, pas vdekjes së nënës së tij, Mbretëreshës Elizabeth II, që kishte shërbyer për një kohë të gjatë.

Më 6 maj, në ceremoninë e parë të kurorëzimit të vendit në gati 70 vjet, ai u kurorëzua së bashku me mbretëreshën Camilla në Westminster Abbey në Londër.





Story i mëparshëm

Strategji e reformave në administratë/ Gir: Shpesh partitë politike ndërhyjnë në emërime

Story i radhës

Dhunoi babain, shpallet në kërkim 25-vjeçari në Pogradec, në pranga 2 të tjerë

Të fundit nga