mbreteria e bashkuar riafirmon perkrahjen per forcen e sigurise se kosoves 6a32de1669832

Mbretëria e Bashkuar riafirmon përkrahjen për Forcën e Sigurisë së Kosovës

June 17, 2026
1 minut lexim

Ambasada Britanike në Kosovë ka organizuar një takim me ish-studentët e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) që kanë ndjekur studimet dhe trajnimet profesionale në Mbretërinë e Bashkuar.

Gjatë takimit, pjesëmarrësit u njohën me Atasheun e Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar të akredituar në Kosovë, nënkolonelen Denise Mc Mahon, si dhe me Këshilltarin e Mbrojtjes në Mbretërinë e Bashkuar, nënkolonelin Richard Boyle.

Sipas njoftimit të Ambasadës Britanike, anëtarët e rrjetit të ish-studentëve të FSK-së u mblodhën për të festuar partneritetin e gjatë ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar.

“Pjesëmarrësit nga rrjeti i ish-studentëve të FSK-së në Mbretërinë e Bashkuar u takuan për të festuar partneritetin e gjatë në mes Britanisë së Madhe dhe Kosovës, për të rilidhur dhe për të shqyrtuar ndikimin e mundësive të arsimit dhe zhvillimit profesional në Mbretërinë e Bashkuar”, thuhet në njoftim.

Ambasada Britanike theksoi se Mbretëria e Bashkuar vazhdon të mbështesë Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe të forcojë bashkëpunimin dhe lidhjet ndërmjet dy vendeve.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

orban rishfaqet pas disfates zotohet te vazhdoje luften kunder be se 6a32d987969e2
Lajmi i mëparshëm

Orban rishfaqet pas disfatës, zotohet të vazhdojë luftën kundër BE-së

dita e 18 te e qendreses nuk ndalet vrulli i revoltes qytetaret mbushin bulevardin nen thirrjet rama jep doreheqjen 6a32de9571e2c
Lajmi i radhës

Dita e 18-të e qëndresës/ Nuk ndalet vrulli i revoltës, qytetarët mbushin bulevardin nën thirrjet “Rama jep dorëheqjen!”

Të fundit nga

ShkoLartë