dita e 18 te e qendreses nuk ndalet vrulli i revoltes qytetaret mbushin bulevardin nen thirrjet rama jep doreheqjen 6a32de9571e2c

Dita e 18-të e qëndresës/ Nuk ndalet vrulli i revoltës, qytetarët mbushin bulevardin nën thirrjet “Rama jep dorëheqjen!”

June 17, 2026
1 minut lexim

Ka nisur pasditen e sotme dita e 18-të radhazi e protestës masive në kryeqytet, ku qytetarët vazhdojnë të kërkojnë me ngulm dhe pa asnjë zmbrapsje dorëheqjen e menjëhershme të kryeministrit Edi Rama dhe të gjithë kabinetit të tij qeveritar.

Pasi janë grumbulluar fillimisht në Sheshin “Skënderbej”, protestuesit kanë nisur një marshim drejt Kryeministrisë. Brenda pak minutash, Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” është mbushur sërish plot e përplot me qytetarë të revoltuar.

Atmosfera në bulevard mbetet tejet e ndezur, ndërsa koret e protestuesve që thërrasin njëzëri “Rama ik!” dhe “Rama jep dorëheqjen!” po ushtojnë përgjatë gjithë bulevardit dhe përpara institucioneve kryesore.

Pjesëmarrësit shprehen të vendosur se kjo valë protestash nuk do të ndalet deri në përmbushjen zyrtare të kërkesave të tyre.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

mbreteria e bashkuar riafirmon perkrahjen per forcen e sigurise se kosoves 6a32de1669832
Lajmi i mëparshëm

Mbretëria e Bashkuar riafirmon përkrahjen për Forcën e Sigurisë së Kosovës

be nisin kontaktet e para me mosken per negociata mbi luften ne ukraine 6a32def262101
Lajmi i radhës

BE nisin kontaktet e para me Moskën për negociata mbi luftën në Ukrainë

Të fundit nga

ShkoLartë