Mbretëria e Bashkuar pritet t’ju kërkojë testin negativ të COVID-19 udhëtarëve që vijnë nga Kina

min lexim

Mbretëria e Bashkuar pritet të njoftojë vendimin se pasagjerët që vijnë nga Kina duhet të jenë të pajisur me test negativ ndaj COVID-19 përpara se të hyjnë në Britani.

Sipas BBC, Mbretëria e Bashkuar është ndër vendet e fundit që do të marrë këtë masë ndaj udhëtarëve nga Kina kur rastet u rritën pas vendimit të Pekinit për të lehtësuar politikën zero-COVID të masave parandaluese.

Kina ka thënë se do të rihapë plotësisht kufijtë e saj më 8 janar.

Disa vende, përfshirë SHBA-në dhe Indinë, gjithashtu e kanë marrë vendimin për testim.

Bëhet e ditur se Mbretëria e Bashkuar do të kërkojë një test negativ përpara se udhëtarët të mund të hipin në një fluturim nga Kina kontinentale – duke e sjellë Britaninë në përputhje me qasjen e ndërmarrë nga SHBA-ja.

Derisa njoftimi nuk është bërë ende zyrtar, sekretari i mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar konfirmoi të premten se qeveria po rishikonte nevojën për testime për pasagjerët nga Kina.

I pyetur nëse qeveria do të konsideronte kufizime, Ben Wallace tha: “Qeveria po e shikon këtë, është në shqyrtim, ne vumë re qartë se çfarë ka bërë SHBA-ja dhe India dhe unë mendoj se Italia e ka shqyrtuar atë”.

Burimi: GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Bühler: Perëndimi ka toleruar tepër gjatë retorikën antieuropiane, Ballkani Perëndimor po merr vëmendje

Story i radhës

Bisedë telefonike Osmani – Escobar: Mbështetje për dialogun Kosovë – Serbi

Të fundit nga