“Mbrëmjet folklorike të Çarshisë”, Ganiu: T’i ruajmë dhe t’i promovojmë traditat tona

1 minut lexim

“Mbrëmjet folklorike të Çarshisë”, Festivali ndërkombëtar i cili për të 15 herë me radhë na dha një spektakël të vërtetë në zemrën e Çairit, Çarshinë e Vjetër.

Me intepretimet e tyre në këtë ngjarje plot kulturë, art, melos e traditë u prezantuan popuj e ansamble të ndryshme nga Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Kosova, Meksika, Kili, Azerbejxhani, Romania, Latvia, Ukraina, Bosnia dhe Hercegovina, Bullgaria.

Me këtë rast kryetari i Këshillit komunal Jetmir Asani në emër të Komunës së Çairit përgëzoi organizatorët, Ansamblin “Ibe Palikuqi” që përmes këtij aktiviteti kulturor po vazhdojnë të avancojnë kulturën dhe të ruajnë vlerat e saj në vazhdimësi.

E ne si Komunë e Çairit do të vazhdojmë me kënaqësinë më të madhe të mbështesim aktivitetet e tilla, që japin shembull se traditat duhet ruajtur dhe promovuar brez pas brezi.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Përfaqësuesit e OKB-së vizitojnë zonat e prekura nga tërmeti në Afganistan

Story i radhës

“Një dramë e së shkuarës do ju lërë pa gjumë”, Horoskopi për javën e fundit të korrikut

Të fundit nga