Qeveria në seancën e sotme miratoi dy masa të reja shtesë për mbështetje financiare të vreshtarëve dhe kantinave. Me ndryshimet në Programin për mbështetje financiare në bujqësi për vitin 2022, është futur një masë e re për rrushin e dorëzuar në kapacitetet e regjistruara të prodhimit të verës në vend, në vlerë prej 2 denarë për kilogram.
Përfitues të kësaj nënmase të re janë njësitë bujqësore që kanë sipërfaqe me hardhi dhe kanë arritur prodhim të rrushit të verës nga vjelja e vitit 2022, i cili është dorëzuar në kapacitetet e regjistruara të prodhimit të verës, ose është përpunuar për nevojat e kapacitetit të tyre përpunues.
Kjo masë vjen pas propozimit të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave.
“Këtë vit, përmes diskutimeve të përbashkëta me vreshtarët dhe kantinat, arritëm të arrijmë rritjen më të madhe historike të çmimit të blerjes së rrushit prej 30 për qind. Rrushi i varietetit Smederevka këtë vit do të blihet me çmim mesatar prej 13 denarë për kilogram, kurse rrushi me 15 denarë për kilogram, që është për 3 denarë më shumë në krahasim me çmimet e blerjes së vitit të kaluar, kumtuan nga Ministria.
Siç theksojnë ata, me masat shtesë ndaj 13 dhe 15 denarë tashmë të dakorduar për kilogram, do të shtohen edhe 2 denarë, në mënyrë që çmimi i blerjes së rrushit të arrijë 15 denarë për Smederevkën dhe 17 për vranecin./