Mblodhën nënshkrimet, zyrtarizohen pesë kandidatë për president të Maqedonisë

March 2, 2024
1 minut lexim

Të dhënat e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ) të ditës së djeshme tregojnë se nga gjithsej 11 kandidatë, gjashtë ende nuk i kanë 10 mijë nënshkrimet e nevojshme për kandidaturë për president, ndërsa pesë e kanë arritur numrin.

Nga mbrëmë nënshkrimet e nevojshme i ka edhe Biljana Vankovska (e Majta), e cila sipas numërimit së KSHZ-së ka 10.278 nënshkrime, si dhe Stevço Jakimovski (GROM) me 10.269. Më parë, kandidatë për president me 10 mijë nënshkrime ishin Maksim Dimitrievski (ZNAM-Për Maqedoninë tonë) me 11.562, Bujar Osmani (BDI) me 11.079 dhe Arben Taravari (koalicioni VLEN) me 10.706.

Nga kandidatët e tjerë Velo Markovski ka 1330 nënshkrime, Mersiha Smailoviq 1286, Gjorgji Manaskov 388, Zorica Cvetkovska 176, Gospodin Popovski 106, Tome Nikollovski 0.

Nënshkrime nga nesër do të mbledhin edhe kandidatët e VMRO-DPMNE-së Gordana Siljanovska Davkova dhe LSDM-së Stevo Pendarovski edhe krahas mbështetjes që për ta pritet ta zyrtarizojnë partitë politike gjatë fundjavës.

Procedura për mbledhjen e nënshkrimeve ka nisur më 23 shkurt dhe do të zgjasë deri më 8 mars në mesnatë. Mbledhja e nënshkrimeve bëhet në të gjitha njësitë rajonale dhe zyrat e KSHZ-së të vendosura në selitë e 34 njësive vendore dhe para noterëve kompetentë.

Pjesëmarrësit në zgjedhje, listat me kandidatët për president të shtetit duhet t’i dorëzojnë në KSHZ më së voni deri më 19 mars, në mesnatë. Zgjedhjet presidenciale janë caktuar më 24 prill, ndërsa rrethi i dytë është më 8 maj kur duhet të mbahen edhe zgjedhjet parlamentare. 

Burimi: tv21

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

“Do të ndërmerren hapa diplomatik” – reagimet e ashpra që kishte shkaktuar arrestimi i shtetasit rus në Kosovë

Story i radhës

VMRO-DPMNE: Ofrojmë presidentin i cili do të jetë lider i kombit!

Të fundit nga

ShkoLartë