Duart e një personi mund të tregojnë shumë mbi mënyrën se si ata janë dashuruar. Nuk gënjejnë dhe japin informacione të vërteta. Ne kemi gjetur linjat e dashurisë dhe i kemi deshifruar mundësitë e karakterit tëtyre. Mblidhi duart, zgjidh modelin që dallon midis linjave dhe lexo mbi veten tënde.
Linjat janë në të njëjtin nivel
Nëse partneri juaj i ka linjat e duarve në të njëjtin nivel, atëherë je me fat, ai ka qëllime serioze dhe preferon marrëdhënie të qëndrueshme. Është racional dhe nuk i pëlqen gënjeshtrat në jetë. Është person i arsyeshëm, me një karakter të fortë dhe që shqetësohet për opinionin e të tjerëve.
Linja majtas ndodhet më poshtë
Një person me këtë formë linjash, është më i zgjuar nga sa tregon, si dhe preferon një partnere më tëmoshuar. Është i mirë në dashuri, romantik dhe i pavarur nga rregullat e shoqërisë. Shpesh i besojnëshqisës së tyre tëgjashtë, e cila rrallë herë gabon.
Linja majtar ndodhet më sipër
Një person me këtë formë linjash, nuk e ka me nxitim krijimin e një marrëdhënieje serioze dhe aq mëtepër ta konsiderojë dashurinë si arsyen e lumturisë së tij. Por kur bëhet fjala për të zgjedhur dikë për gjithë jetën, zgjedhin përgjithësisht një person më të ri se vetja dhe me kombësi të ndryshme. Dashuron me shikim dhe ështëi sigurtë tek vetja. Janë njerëz të vendosur dhe të pavarur, të gatshëm të kalojnë çdo vështirësi.