Mblidhet Kryesia e Kuvendit, diskuton për seancën e re plenare

March 3, 2023
1 minut lexim

Sot do të mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Në këtë mbledhje në rend ditë është propozimi i rendit të ditës për seancën plenare të re:

Pika e rendit të ditës së kryesisë, ka këto pika për përgatitjen e seancës së re plenare: Deklarimet jashtë rendit të ditës, pyetjet parlamentare, shqyrtimi i dytë i Projektligjit për pyjet, shqyrtimi i dytë i Projektligjit për sigurinë e përgjithshme të produkteve, shqyrtimi i parë i Projektligjit për shëndet riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor, shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për minierat dhe mineralet, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligji.

Në rend dite është edhe shqyrtimi i Raportit të Performancës së Ndërmarrjeve Publike Qendrore për vitin 2021, shqyrtimi i Rekomandimeve lidhur me Raportin e auditimit “Sistemi i licencimit të hidrocentraleve dhe monitorimi i tyre mbi ndikimin në mjedis dhe ujëra”, shqyrtimi i Rekomandimeve lidhur me Raportin e auditimit “Performanca financiare dhe operative NP “Trepça Sh.A” dhe emërimi i drejtorit dhe zëvendësdrejtorit të Sekretariatit Ekzekutiv të Agjencisë për Krahasim dhe Verifikim të Pronës.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Bekteshi në Zagreb: Po punojmë për të ndërtuar një sistem të sigurt energjetik për të përshpejtuar tranzicionin energjetik

Story i radhës

Çarja e raporteve: Moska i kërkoi Beogradit qëndrim zyrtar për shitjen e armëve serbe në Ukrainë

Të fundit nga

Merkel: Çështja Brexit, një poshtërim ndaj BE

Në librin e saj “Freedom”, ish-kancelarja gjermane shkruan se çfarë mund të kishte bërë më shumë për të ndalur Britaninë Në librin e saj “Freedom”, ish-kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, e ka
ShkoLartë