Mblidhet KQZ-ja në Kosovë, shqyrton zëvendësimin e deputetëve të Listës Serbe

1 minut lexim

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në mbledhjen e radhës do të bëjë shqyrtimin dhe miratimi e rekomandimit për zëvendësimin e deputetëve të Listës Serbe.

Në rend dite është edhe njoftim lidhur me dorëheqjet e Zyrtarëve të Lartë Komunal të Zgjedhjeve të Komunave Mitrovica e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok.

RENDI I DITËS

Hyrje: z. Kreshnik Radoniqi, Kryesues i mbledhjes së KQZ-së;

Aktivitetet e SKQZ-së:

Njoftim lidhur me dorëheqjet e Zyrtarëve të Lartë Komunal të Zgjedhjeve të

Komunave Mitrovica e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok.

Raport i Këshillave të KQZ-së:

 Këshilli për Çështje Ligjore:

Shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit për zyrën e presidentes, për

zëvendësimin e deputetëve të subjektit politik “Lista SRPSKA”.

Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesës për zëvendësim të anëtarëve të Kuvendit

Komunal në Ferizaj, Malishevë dhe Junik.

Të ndryshme;/express

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Filozofia e së drejtës politike dhe demagoget poltikë

Story i radhës

Bie vlera e Bitcoin pasi Binance tërhiqet nga blerja e FTX

Të fundit nga