Mblidhen organet e VMRO-DPMNE-së. Po finalizohen propozimet për ministra

1 minut lexim

Ka filluar seanca e Komitetit ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së ku kryetari i partisë dhe mandatari Hristijan Mickoski i prezanton emrat për ministra në qeverinë e re. Pas kësaj seance është caktuar edhe seanca e Komitetit qendror të partisë, dhe nëse Mickoski merr dritë jeshile për propozimet e tij, sonte pritet të mbahet konferencë për shtyp ku ai do t’i publikojë emrat. Me këtë do të kompletohet përbërja e qeverisë së re, sepse partnerët e koalicionit, VLEN dhe Lëvizja ZNAM tashmë i publikuan kandidatët e tyre për ministra. Siç paralajmëroi paraprakisht Mickoski, propozimet dhe programin e qeverisë do t’ia dorëzojë Kuvendit të martën. Jozyrtarisht, votimi për zgjedhjen e qeverisë së re do të mbahet javën e ardhshme, përkatësisht dy ditë para skadimit të afatit prej 20 ditëve nga marrja e mandatit nga presidentja Gordana Siljanovska-Davkova.

Burimi: tv21

Story i mëparshëm

Reflektimet e gazetarit të BBC-së pas 25 vitesh nga çlirimi i Kosovës: “Transformim kaq i madh, ishte aq zymtë asokohe”

Story i radhës

I nxehti afrikan “përvëlon” Shqipërinë këtë javë, temperaturat pritet të shënojnë deri në 43 gradë

Të fundit nga