Shkup, 14 dhjetor – Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot mbledhje duhet të mbajnë Komisionet për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave dhe për Çështje Evropiane dhe Komisioni Ligjvënës -Juridik.
Në rend dite të Komisionit Ligjvënës – Juridik janë Propozim ligji për ekspertizë, Propozim ligji për ndryshime dhe plotësime të Kodit Penal, Propozimi i ligjit për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për kontroll kufitar, Propozimi i ligjit për inspektim financiar në sektorin publik, Propozimi i ligjit për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për pyjet, me procedurë të shkurtër, Propozimi i ligjit për ndryshime të Ligjit për fitofarmaci, me procedurë të shkurtër dhe kërkesat për dhënie në interpretim autentik të disa neneve nga Ligji për planifikim urbanistik, nga Ligji për marrëdhënie pune dhe nga Ligji për sigurim pensional dhe invalidor.
Anëtarët e Komisionit për Çështje Evropiane në mbledhjet e sotme të njëpasnjëshme pritet të debatojnë për Propozim ligjin për ndryshime dhe plotësime të Kodit Penal, për Propozim ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për kontroll kufitare, për Propozim ligjin për inspektim financiar në sektorin publik, për Propozim ligjin për ekspertizë dhe për Propozim ligjin për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për mbrojtje të popullatës nga sëmundjet ngjitëse.
Propozim ligji për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për pyjet dhe Propozim ligji për ndryshime të Ligjit për fitofarmaci, të dy në procedurë të shkurtër janë pika të rendit të ditës në mbledhjen e Komisionit për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave.
Burimi: zhurnal.mk