2
Qeveritë e Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës sot në mesditë në Prishtinë do të mbajnë mbledhje të përbashkët.
Sipas agjendës që e publikuan të dy qeveritë, pas ceremonisë zyrtare dhe fotografisë së përbashkët, është parashikuar para fillimit të mbledhjes ndërqeveritare, përkatësisht nga ora 11:20 të mbahet tet-a-tet takim ndërmjet kryeministrit Hristijan Mickoski dhe kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, si dhe tet-a-tet takime ndërmjet ministrave të dy Qeverive.
Pas përfundimit të mbledhjes ndërqeveritare, do të nënshkruhen marrëveshje dypalëshe dhe memorandume bashkëpunimi në disa fusha.
Njëherit, në orën 13:45 konferencë të përbashkët për media do të mbajnë kryetari i Qeverisë të Republikës së Maqedonisë së Veriut Mickoski dhe kryetari i Qeverisë të Republikës së Kosovës, Kurti.
Qeveria e Kosovës, në prag të mbledhjes së përbashkët të qeverive të dy shteteve që do të mbahet nesër në Prishtinë, dje mbajti mbëedhje elektronike, në të cilën miratoi dy nisma të lidhura me bashkëpunimin me Maqedoninë e Veriut.
Siç njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina, në kumtesën e kabinetit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti citohet se është miratuar nisma për lidhjen e “Protokollit ndërmjet dy qeverive për zbatimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë të Republikës së Kosovës dhe Qeverisë të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vendkalimet e përbashkëta kufitare Gjeneral Jankoviq-Bllacë dhe Glloboçicë-Jazhincë”.
Sipas kumtesës, është miratuar edhe nisma, për “nënshkrimin e Memorandumit për mirëkuptim ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë të Republikës së Kosovës dhe Ministrisë për Energji, Miniera dhe Burime Minerale të Republikës së Maqedonisë së Veriut, në sektorin e energjisë në pajtim me politikat dhe strategjitë e tyre”.
Mbledhja e parë e përbashkët e qeverive të Maqedonisë së Veirut dhe Kosovës ishte mbajtur në Shkup më 16 shtator të vitit 2021. Atëherë ishin nënshkruar 11 marrëveshje dhe memorandume për bashkëpunim.