Mbledhje e Kuvendit të Përgjithshëm të BNJVL

December 12, 2024
min lexim

Shkup, 12 dhjetor – Kuvendi i përgjithshëm i Bashkësisë së Njësive të Vetëqeverisjes Lokale BNJVL sot në mbledhje do të diskutojë për buxhetin dhe planin e veprimit të BNJVL për vitin 2025, si dhe për tema aktuale dhe sfida me të cilat përballen njësitë e vetëqeverisjes lokale në vendin tonë.

“Kryetari i BNJVL, Orce Gjorgjievski në fjalimin para delegatëve do t’i tregojë angazhimet e ardhshme për lobimin në BNJVL para pushtetit qendror për sigurimin e dispozitave ligjore që do të mundësojnë zbatimin me sukses të kompetencave të transferuara, por edhe thellimin e procesit të decentralizimit të pushtetit në vend”, paralajmëroi shërbimi për informim i BNJVL.

Siç informojnë, në mesin e angazhimeve me prioritet janë: përgatitja e metodologjive të reja për shpërndarje të mjeteve nga bllok dotacionet; zgjidhja e sfidave me financimin e njësive të mbrojtjes kundërajrore; zbatimi urgjent i propozim-formulës së re për shpërndarje të mjeteve për arsimin fillor.

Do të diskutohet për thellimin e decentralizimit në sferën e mbrojtjes sociale, por vetëm nëse sigurohen edhe mjete adekuate për zbatimin e tyre cilësor, që është në përputhje edhe me Konventën Evropiane për Vetëqeverisje Lokale.

“Miratimi i Ligjit për policinë komunale komunale është angazhim i BNJVL-së, i cili është dorëzuar në Qeveri së bashku me tekstin e propozuar të ligjit. Për të ofruar shërbime të reja elektronike për qytetarët, prioritet për BNJVL-në është sigurimi i sistemit elektronik për mbledhjen e tatimit në pronë. BNJVL ka iniciuar edhe ngritjen e ndryshimeve në Ligjin për vetëqeverisje lokale, veçanërisht në pjesën e inicimit të procedurës përkatëse për revokimin e mandatit të kryetarit. Aktivitetet e BNJVL-së janë edhe në drejtim të përforcimit të kapaciteteve të administratës komunale përmes ofrimit të trajnimeve cilësore të cilat i realizon qendra për trajnime të BNJVL-së, por edhe në mirëmbajtjen e mëtutjeshme të sigurt dhe përkrahje për realizimin e shërbimeve elektronike për qytetarët, të cilat i siguron BNJVL për komunat”, informojnë nga BNJVL.

Kuvendi i përgjithshëm i BNJVL është organi më i lartë në Bashkësi dhe ka gjithsej 90 delegatë, të gjithë kryetarë në vend dhe 9 anëtarë të Komitetit të këshillave pranë BNJVL, organ pranë BNJVL i përbërë nga këshilltarë komunalë.

Janë paralajmëruar deklarata për mediat të kryetarit të BNJVL, Orce Gjorgjievski, kryetar i Komunës Kisella Vodë dhe nënkryetarët Pero Kostadinov, kryetar i Komunës Vallandovë dhe Visar Ganiu, kryetar i komunës Çair.

BURIMI: zhurnal.mk

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Detaje nga tërmeti që dridhi Kosovën e u ndje edhe në Maqedoninë e Veriut

Story i radhës

Reagimi i Kurtit kur pyetet për thirrjen e Prokurorisë

Të fundit nga

Zemra e Trump-it papritmas bën TikTok

„Sa i përket TikTok-ut, ne do ta ndalojmë atë në SHBA. Unë kam këtë fuqi. Mund ta bëj me një dekret presidencial.“ – Presidenti i ardhshëm i SHBA-së, Donald Trump (78), në
ShkoLartë