Mbledhje e Komisionit për Sëmundje Infektive

1 minut lexim

Komisioni për Sëmundjet Infektive (KSI) njoftoi se sot do të mbajë një mbledhje në të cilën do të diskutohet për situatën aktuale epidemiologjike në vend.

“Komisioni për Sëmundjet Infektive do të mblidhet në orën 12 dhe do diskutohet rreth gjendjes epidemiologjike, ndërkohë që rekomandimet apo konkluzionet do të ndahen menjëherë pas takimit”, tha zëdhënësi i Komisionit, Zlate Mehmedoviç.

Në seancën e kaluar Komisioni për Sëmundjet Infektive nuk miratoi masa shtrënguese shtesë.

Ndërkohë që masat për mbajtjen e detyrueshme të maskës mbrojtëse në transportin publik, objektet shëndetësore, farmacitë dhe në ambientet për kujdesin e të rriturve dhe personave me aftësi të kufizuara mbeten në fuqi.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

PDK dhe LDK dikur i “plaçkitnin” mërgimtarët në kufi, sot vrapojnë pas tyre për vota!

Story i radhës

Dhjetë deputetë të VMRO-së do të votojnë ndryshimet kushtetuese!

Të fundit nga