Mbledhje e Komisionit për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini

November 15, 2024
1 minut lexim

Shkup, 15 nëntor – Në Kuvend sot mbledhje do të mbajë Komisioni për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini.

Në rend dite të mbledhjes së Komisionit është Propozimi i ligjit për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për Regjistrin e veçantë për persona të dënuar me aktvendim të plotfuqishëm për vepra penale për keqpërdorim seksual të personave të mitur dhe pedofili në lexim të parë.

Siç bëhet e ditur në ueb faqen e Kuvendit, ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për Regjistrin e veçantë për persona të dënuar me aktvendim të plotfuqishëm për vepra penale për keqpërdorim seksual të personave të mitur dhe pedofili janë rezultat i nevojës për harmonizim të dispozitave nga ky ligj me Ligjin për ndryshim dhe plotësim të Kodit Penal (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 36/23) në pjesën e Kapitullit 19 “Vepra penale kundër lirisë gjinore dhe moralit gjinor”.

“Janë bërë edhe ndryshime të cilat janë rezultat i zbatimit në praktikë të Ligjit dhe të nevojës për tejkalim të problemeve të cilat u paraqitën gjatë zbatimit të tij të deritanishëm. Njëherësh, me këto ndryshime përcaktohen institucionet të cilat janë përgjegjëse për zbatimin e ligjit dhe veprimeve në pjesën e dorëzimit të të dhënave të nevojshme të cilat duhet të futen në Regjistrin të cilin e udhëheq IP Enti për Veprimtari Sociale. Njëkohësisht është bërë edhe harmonizim me dispozitat e Ligjit për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për organizim dhe punë të organeve të administratës shtetërore (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 121/24),”, theksohet në ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit.

BURIMI: zhurnal.mk

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Pas Bitcoin edhe një tjetër kriptovalutë shënon rritje

Story i radhës

Luhatja e valutave në tregun shqiptar, ja kursi i këmbimit për euron, dollarin dhe monedhat e tjera

Të fundit nga

Tayna hyn në Big Brother VIP Kosova 3

Këtë të hënë në shtëpinë më të madhe në vend Big Brother VIP Kosova 3, do të hyjë Tayna. Për të kuptuar më shumë se në çfarë roli do të jetë ajo

Shefi ekzekutiv i Jeju Air kërkon falje

Duke folur në televizionin e Koresë së Jugut, shefi ekzekutiv i Jeju Air u ka kërkuar falje viktimave të rrëzimit të avionit. Kim E-bae shtoi se shkaku i saktë i incidentit ishte
ShkoLartë