Mbledhja Kosovë-Maqedoni e Veriut, Kurti sqaron: S’kemi mosmarrëveshje, jemi fqinj, miq e partnerë

November 18, 2024
1 minut lexim

 

Kryeministri Albin Kurti, fjalën e tij në mbledhjen e qeverive mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, e nisi duke sqaruar se këto dy shtete nuk kanë mosmarrëveshje mes vete.

Ai tha se Kosova dhe Maqedonia e Veriut janë fqinj, miq e partnerë të lidhur.

“Së pari po e nisi me një pikë të rëndësishme, Kosova dhe Maqedonia e Veriut nuk kanë mosmarrëveshje, kemi komunikim të hapur dhe bashkëpunim të gjerë. Ne jemi fqinj, miq dhe partnerë të lidhur jo vetëm përmes tregtisë që është çdo herë në rritje por edhe përmes lidhjeve, familjeve e bizneseve tona që po forcohen përherë e më shumë”, tha Kurti, njofton Klankosova.tv.

Më tej, shefi i qeverisë theksoi rëndësinë simbolike të takimit që po mbahet sot, pasi tha se përkon me 15-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes të dyja vendeve.

“Gjatë këtyre viteve janë nënshkruar 50 marrëveshje dhe memorandume që na ofruan më shumë me njëri-tjetrin, dhe rëndësi ka zbatimi i tyre i plotë dhe i përpiktë”, tha kryeministri, njofton Klankosova.tv.

Poashtu, Kurti shprehi kënaqësinë dhe nderin që në Prishtinë mirëpriti homologun maqedonas, Hristijan Mickoski dhe delegacionin e tij për takimin e dytë.

Burimi: TV KLAN

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Më 23 nëntor zhvillohet një duel i ri Kosovë-Rumani: “Rasti ynë për të shkruar historinë!”

Story i radhës

Doli nga shinat treni në Maqedoni, QMK me detaje nga rasti

Të fundit nga

ShkoLartë