​Mbledhja e qeverive Shqipëri Maqedoni, Rama: Do të finalizojmë një sërë marrëveshjesh

1 minut lexim

Qeveria e Shqipërisë dhe ajo e Maqedonisë së Veriut do të mbajnë sot në Shkup mbledhje të përbashkët.

Në këtë mbledhje kryeministrat Edi Rama dhe Dimitar Kovacevski do të mbajnë fjalime zyrtare.

Kryeministri shqiptar, Edi Rama në llogarinë e tij në Facebook ka thënë se sot do të finalizojnë një sërë marrëveshjesh e memorandumesh ndërqeveritare.

Mirëmëngjesi dhe nga Shkupi, ku do të zhvillojmë mbledhjen e dy qeverive e do të finalizojmë një sërë marrëveshjesh e memorandumesh ndërqeveritare Shqipëri – Maqedoni e Veriut, ju uroj një javë të mbarë”, ka shkruar Rama.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Masat anti-krizë, këto kategori përfitojnë në katër muajt e ardhshëm

Story i radhës

Ajri i ndotur mund të shkaktojë atak në zemër

Të fundit nga