Mbledhja e përbashkët e deputetëve të PD, Topi: I shërben vetëm Berishës, nuk po ndodh asgjë e re

September 9, 2023
1 minut lexim

Ish-presidenti Bamir Topi, i ftuar në studionin e emisionit “Kjo Javë” në News24, foli për përçarjen në PD.

Në lidhje me situatën brenda PD-së, ish-presidenti tha se opozita është në kohë dhe hapësirë e pa rikonstruktuar, teksa shtoi se ndonjëherë është më mirë pa opozitë. Sakaq u ndal te bashkimi i ish-kryeministrit Sali Berisha me Gazment Bardhin, ku tha se ky nuk po ndodh asgjë.

“Opozita është në kohë dhe hapësirë e pa rikonstruktuar. Ndonjëherë më mirë pa një opozitë, sesa një opozitë që çorodit edhe mediat e ekuilibruara. Ka vende që s’kanë opozitë, por zëra në shoqëri, siç kemi qenë ne në vitet ’90.

Po frenon në mënyrë të dhunshme lindjen e rotacioneve në Shqipëri dhe kjo ndodh prej vitesh.

Nuk ka ndodhur asgjë në opozitë, nuk ka vullnet. Shoh që e konsiderojnë diçka të madhe atë që po ndodh, por asgjë s’po ndodh, bëhet fjalë për bashkimin e grupeve të Bardhit me Berishën.Sot nuk ka koshiencë politike, por instinkt politik i ruajtjes së karrierës.

Bardhi shiti alibinë e bashkimit. Për një person që është në politikë, a ka koherencë politike për deklaratat e tyre? Kjo është arsyeja pse ka instinkt dhe jo koshiencë. Ngrysesh ndryshe dhe gdhihesh ndryshe.

Ça sjell me atë akt bashkimi? Asgjë, çështja është te morali politik. Kjo është një lëvizje politike, ku jo domosdoshmërisht A+B sjell C. Kjo lëvizje i shërben vetëm Berishës. Sot është në pozicionin që merr dhe aleatin më të fortë të Bashës, duke e lënë atë në minorancë”, tha Topi.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Tifozi me fanellë interesante para ndeshjes Kosovë – Zvicër

Story i radhës

Kurti: SHBA-ja dhe BE-ja ta nxisin Serbinë që të përmbushë detyrimet e draftit franko-gjerman

Të fundit nga

Betlehemi në hijen e luftës: Krishtlindjet pa gëzime

Krishti, sipas historisë së Krishtlindjesnë fenë e krishterë, lindi në një stallë në Betlehem. Arsyeja ishte se nuk kishte vend strehimi në Betlehem. Ndërsa sot, 2000 vjet më vonë, situata është krejtësisht ndryshe: pothuajse të
ShkoLartë