Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla mori pjesë në takimin që u zhvillua mes Kuvendit të Shqipërisë dhe Parlamentit Europian, në kuadër të Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asocijimit BE-Shqipëri.
Përmes një postimi në rrjetin social facebook Balla deklaron se gjithmonë takimi vjetor mes Kuvendit të Shqipërisë dhe Parlamentit Europian, është një mundësi e mirë për të miratuar së bashku një dokument të përbashkët rekomandimesh, si në indikator i domosdoshëm i dialogut konstruktiv mes palëve.
Sipas Ballës rruga europiane e Shqipërisë është interesi ynë kombëtar dhe të gjithë duhet të japim kontributin në realizimin e kësaj aspirate.
Postimi i plotë i Taulant Ballës:
Gjithmonë takimi vjetor mes Kuvendit të Shqipërisë dhe Parlamentit Europian, është një mundësi e mirë për të miratuar së bashku një dokument të përbashkët rekomandimesh, si në indikator i domosdoshëm i dialogut konstruktiv mes palëve. Rruga europiane e Shqipërisë është interesi ynë kombëtar dhe të gjithë duhet të japim kontributin në realizimin e kësaj aspirate.