Mbledhja e Këshillit të Sigurisë: Institucionet e Kosovës të bashkuara që t’i përgjigjen çdo situate

min lexim

Ka përfunduar mbledhja e Këshillit të Sigurisë, ku është diskutuar gjendja aktuale dhe bashkërendimi i aktiviteteve ndërinstitucionale lidhur me zbatimin e reciprocitetit për letërnjoftime me Serbinë dhe fillimin e regjistrimit me targa RKS për automjetet me targa të lëshuara nga Serbia, raporton Gazeta Express.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, ka mbajtur takimin e Këshillit të Sigurisë së Kosovës, për të diskutuar rreth gjendjes së sigurisë në vend dhe për t’i bashkërenduar aktivitetet ndër-institucionale në funksion të zbatimit të ligjshmërisë dhe të sundimit të ligjit në tërë Republikën e Kosovës”, njofton ZKM.

Nesër hyn në fuqi zbatimi i vendimit të Qeverisë i datës 29 qershor, për fillimin e konvertimit të targave në ato zyrtare të Republikës së Kosovës, dhe për kalimin kufitar me fletë-deklarime të përkohshme që zëvendësojnë dokumentet e identifikimit personal nga Serbia, dhe shtyhet afati për mbulimin e simboleve dhe emërtimeve shtetërore serbe, për automjetet që hyjnë në territorin e Kosovës.

“Institucionet tona kanë zhvilluar tashmë të gjitha procedurat teknike dhe administrative për zbatimin e këtyre vendimeve, dhe në këtë drejtim i sigurojmë qytetarët tanë që mundësimi i zëvendësimit të targave ilegale, sikurse edhe kalimi i qytetarëve në pikë-kalimet kufitare do të procedohen në mënyrë të shpejtë, pa pengesa dhe në kohë të shpejt reale”, thuhet në njoftim.

Zyra e Kryeministrit thotë se “vendimi i Qeverisë së Kosovës është në funksion të sigurisë, vendosjes së rendit publik dhe ligjshmërisë e sundimit të ligjit”.

“Prandaj institucionet e Republikës së Kosovës qëndrojnë të përkushtuara e të bashkuara që t’i përgjigjen çdo situate të sigurisë, çdoherë në bashkërendim dhe bashkëpunim të ngushtë edhe me partnerët tanë strategjik”, thuhet në njoftim.

Të shtunën, kryeministri Kurti iu drejtua të gjithë serbëve në Kosovë në gjuhën e tyre duke iu thënë se arsye për marrjen e këtyre vendimeve është mbrojtja e të drejtave të tyre.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

60-vjeçari vret gruan me thikë, zbulohet arsyeja tronditëse

Story i radhës

Situata me zjarret në vend, Ministria e Mbrojtjes: 11 vatra gjatë 24 orëve, 3 aktualisht aktive

Të fundit nga