Mbledhja e Këshillit të Përgjithsëm të BDI-së, Grubi uron Osmanin, Zendelin, Nezirin, Hasanin e Bunjakun

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi njëherë edhe Ministër në dikasterin e Sistemit Politik, nëpëmërmes një postimi në rrjetet sociale ka uruar, Bujar Osmanin i cili në mbledhjen e fundit të Këshillit të Përgjithshëm të BDI-së, u emërua nënkryetar i partisë.

Përveç Osmanit, Grubi në shkrimin e tij në “Facebook” ka uruar edhe deputeten Arta Bilalli Zendeli, që morri pozitën e Sekretares për Mundësi të Barabarta.

Grubi mes tjerash ka uruar edhe Bekim Nezirin dhe Ilir Hasanin, anëtarë të kryesise qëndrore si dhe Ekrem Bunjakun, anëtar i këshillit mbikqyrës të kryesisë.

Reagimi i plotë:

Këshilli i Përgjithshëm i BDI solli vendime të rëndësishme në mbledhjen e sotme.

Uroj Bujar Osmanin për marrjen e përgjegjësisë si nënkryetar i familjes sonë politike, Arta Bilali Zendeli si anëtare e kryesisë dhe Sekretare për Mundësi të Barabarta, Bekim Nezirin dhe Ilir Hasanin, anëtarë të kryesise qëndrore si dhe Ekrem Bunjakun, anëtar i këshillit mbikqyrës të kryesisë.

Ndërsa, analiza mbi synimet e qendrës hibride politike ekonomike me agjendë anti barazj shpalosi të dhëna shqetësuese për një mendësi homogjene monoetnike në funksion të qeverisjes oligarkike me institucionet e shtetit.

Megjithatë, fati i vendit dhe i qytetarëve në duart e Ali Ahmetit mbetët i sigurt dhe në rrugë të drejtë.

Story i mëparshëm

Ali Ahmeti: Sulmi ndaj Grubit është sulm ndaj BDI-së

Story i radhës

​Volejboll/ Kosova i jep fund aventurës kualifikuese në Çeki

Të fundit nga