Mbledhja e Grupit Parlamentar, Alibeaj: Opozita ka nevojë për kandidat të përbashkët, për të rrëzuar regjimin e Ramës

October 18, 2022
1 minut lexim

Enkelejd Alibeaj ka folur pas mbledhjes së Grupit Parlamentar.

Ai tha se është më se e nevojshme që opozita të dalë me një kandidat të përbashkët. Alibeaj tha se qëllimi i takimit ishte që të informonte  grupin mbi takimin që Gazment Bardhi pati me Edi Palokën.

“Ky processkërkon seriozitet. Ka pasur takim dhe bashkëbisedim që vetë Bardhi do u a thotë. Siç e thamë javën e kaluar që ishim të gatshëm në moment për të diskutuar. Ajo që bëmë sot ishte një konfirmim i kësaj që kemi thënë.

Nevoja për të dalë me një kandidat për demokratët është synim dhe nevojë për ti dhënë fund regjimit të Ramës qoftë dhe në zgjedhjet lokale. Duam një kandidat të përbashkët fitues”, tha Alibeaj pas Mbledhjes së Grupit Parlamentar.

Kujtojmë se më herët u zhvillua mbledhja e Kryesisë së PD nga Sali Berisha.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Komuna e Prishtinës: Deri në fund të vitit do të trajtohen 5000 qen endacakë

Story i radhës

Komisioni hetimor i OKB-së: Rusët, përgjegjës për shkeljen e të drejtave të njeriut në Ukrainë

Të fundit nga

ShkoLartë