Deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi ka komentuar seancën e sotme në parlament që bëri bashkë kuvendin e Shqipërisë dhe atë të Kosovës.
Kryemadhi thekson se të zgjedhurit e popullit duhet të bëjnë më shumë për interesat e qytetarëve dhe të shmangin aventurat për interes individual të disa politikanëve duke iu referuar këtu Ballkanit të Hapur.
“Sot në mbledhjen e parë historike të kuvendit të Shqipërisë me atë të Kosovës, zhvilluar si pjesë e ceremonive me rastin e 110 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.
Si të zgjedhurit e popullit, ne deputetët e Shqipërisë dhe të Kosovës duhet të bëjmë më tepër çdo ditë, për të shtuar bashkëpunimin që rrit mirëqenien e qytetarëve tanë, fuqizon ekonomitë tona, e që mënjanon aventurat me interes individual të disa politikanëve, si Ballkani i Hapur”, shkruan Kryemadhi.