Mbijeton ligji gjerman për vaksinim të detyrueshëm të stafit shëndetësor

February 11, 2022
1 minut lexim

Gjykata Kushtetuese në Gjermani ka mbështetur ligjin që parasheh vaksinim të detyrueshëm kundër koronavirusit për punëtorët e kujdesit shëndetësor, duke hedhur poshtë një ankesë ndaj legjislacionit.

Debati për këtë ligj – i cili u kërkon punëtorëve të jenë të vaksinuar deri më 15 mars – ka përfshirë palë të ndryshme për dhe kundër.

Gjykata ka vendosur të premten, përmes një gjykimi urgjent se, ligji për vaksinat, i cili mëton të mbrojë më të rrezikuarit nga sëmurja e rëndë, të zbatohet siç është planifikuar.

Gjykata do të vazhdojë të analizojë ligjin përmes një procesi më të gjatë dhe gjithëpërfshirës.

Ligji për vaksinat zbatohet për punëtorët e shtëpive të kujdesit dhe spitaleve.

Të gjithë ata kanë kohë deri më 15 mars të vërtetojnë se janë të vaksinuar plotësisht apo të shëruar së fundi nga ky virus.

Punëtorët e rinj duhet të kenë dëshmi nga 16 marsi.

Nëse një punëtor nuk prezanton këtë dëshmi, autoritetet shëndetësore njoftohen menjëherë.

Ato më pas mund t’ia ndalojnë një personi hyrjen në vend të punës.

Ndërkohë, ligjvënësit kanë punuar edhe në propozimet për vaksinim të detyrueshëm në nivel kombëtar.

Ata synojnë të miratojnë ligjin për vaksinim të detyrueshëm të të gjithë personave mbi 18-vjeç, i cili mund të nisë zbatimin nga 1 tetori./REL

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Rutina 30-minutëshe e mëngjesit për një ditë pa stres

Story i radhës

Besimi – Fragogianis: Me hapa të përbashkëtа do ta përforcojmë bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve

Të fundit nga

ShkoLartë