Disa detaje të tjera tani nga Kramatorsk, ku kompania shtetërore hekurudhore thotë se të paktën 30 njerëz u vranë mëngjesin e sotëm në një sulm me raketa në stacionin e trenit të qytetit, shkruan BBC, transmeton Bota sot.
Nathan Mook, CEO i organizatës bamirëse World Central Kitchen, ishte në stacion vetëm pak çaste para sulmit dhe foli për BBC për atë që ai pa.
“Ne ishim duke vozitur pranë stacionit mbi një mbikalim, mund të shihnim mbi një mijë njerëz. Ishte e mbushur me njerëz, ashtu si dje dhe një ditë më parë,” tha ai.
Mook thotë se më pas dëgjoi zhurmën e pesë deri në 10 shpërthime.
“Ju e ndjeni atë përpara se ta dëgjoni. Shpërthimi ju trondit nga brenda. Një nga djemtë tanë në magazinë [ushqimi] tha se kishte parë mbrojtjen ajrore ukrainase të kapte një nga raketat. Këto ishin raketa”, tha ai.
Pasi u kthye me makinë në vendin e sulmit, Mook përshkruan një skenë shkatërrimi: “Mbetjet e njërës prej raketave në parkingje, dritare të hedhura në erë, disa dhjetëra viktima.”
“Ekuipazhet e emergjencës ishin në terren shumë shpejt, duke u kujdesur për njerëzit që u plagosën dhe ishin vrarë,” shtoi ai./V.N/