mbi 84 mije vota nga diaspora ja kur nis numrerimi 67ab5305befa4

Mbi 84 mijë vota nga diaspora, ja kur nis numrërimi

February 11, 2025
1 minut lexim

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se 80.1 për qind e të regjistruarve në diasporë kanë votuar për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Zëdhënësi i këtij institucioni, Valmir Elezi, ka thënë se në përfaqësitë diplomatike kanë votuar 15.352 persona, ndërsa me postë 68.712.

Mirëpo, sipas tij, kjo përqindje mund të ndryshojë pas procesit të vlerësimit të votave që janë pranuar me postë.

“Sipas të dhënave preliminare, numri i votave në përfaqësitë diplomatike në të cilat u zhvillua votimi më 8 shkurt 2025, është 15,352 nga 20,324. Ndërkaq, lidhur me pjesën tjetër të votimit nga jashtë Kosovës, votimin përmes postës, në kutitë postare të KQZ-së në shtete të ndryshme janë pranuar 68,712 pako me fletëvotime. Në përgjithësi, nga votimi në përfaqësi diplomatike dhe nga pakot e pranuara, përqindja e pjesëmarrjes në votimin jashtë Kosovës është 80.10% (kjo përqindje mund të ndryshojë pas procesit të vlerësimit). Në përgjithësi, numri i shtetasve të Kosovës të regjistruar për votimin jashtë Kosovës ishte 104,924 votues”, ka thënë ai.

Elezi ka shtuar se numërimi i votave nga diaspora do të nisë pas disa ditësh në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

kanosen me kallashnikov xhaxhain qe te terhiqte kallezimin e bere per ta arrestohet 19 vjecari 67ab49a5e0457
Story i mëparshëm

Kanosën me kallashnikov xhaxhain që të tërhiqte kallëzimin e bërë për ta, arrestohet 19-vjeçari!

microstrategy tashme me brendin e ri strategy rifillon fushaten e blerjes se bitcoin 67ab55d625a8c
Story i radhës

MicroStrategy, tashmë me brendin e ri Strategy, rifillon fushatën e blerjes së Bitcoin

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë