Mbi 800 iftare falas – “Agimi i bamirësisë” shembull që duhet të ndiqet

April 20, 2023
1 minut lexim

Shoqata “Agimi i bamirësisë”, që vepron në Tetovë sonte ka tejkaluar numrin 800 të iftareve falas që ka shtruar për studentët dhe nevojtarët.

Në këtë iftar, të parafundit për këtë muaj të Ramazanit ka qenë i pranishëm edhe kryetari i Tetovës, Bilall Kasami, transmeton TV21.

Vullnetarët e shoqatës humanitare “Agimi i Bamirësisë”, përgjatë gjithë muajit të Bekuar të Ramazanit kanë shpërndarë iftare për familjet në nevojë dhe studentët. Sot, bashkë me stafin e shoqatës bëmë përgatitjen dhe shpërndarjen e mbi 800 iftareve. Vullneti i tyre është kaq fisnik dhe i mrekullueshëm.

Allahu i madhërishëm i bekoftë për kontributin e vazhdueshëm e që gjenden gjithmonë pranë nevojtarëve dhe studentëve!”, shkroi Kasami në Facebook.

Burimi: TV21

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Sindikatat në Maqedoninë e Veriut paralajmëruan protestë për 1 Maj

Story i radhës

Mickoski: Kovaçevski të mos frikësohet, le t’i propozojë ndryshimet kushtetuese në Kuvend

Të fundit nga

Lirohet Berisha, reagon Meta nga qelia

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar pas lirimit të Sali Berishës. “Përshëndetjet më të përzemërta për liderin e Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha dhe urime për të gjithë
ShkoLartë