Pedagogu Enver Bytyçi ka treguar se përse nuk mund të ndodhë bashkimi i shqiptarëve. Ai theksoi se përsa kohë që Kosova nuk është anëtare e OKB-së nuk mund të bashkohet nga pikëpamja e të drejtës ndërkombëtare me asnjë shtet tjetër.
Më tej pedagogu nënvizoi se që Kosova të bashkohet me një shtet tjetër fillimisht duhet të jetë dakord Serbia dhe shteti me të cilën do të bashkohet.
“Ne po merremi shu më me simbolikat dhe shumë pak ose aspak me përmbajtjen e punës të qeverisjes, të rendimentit, të asaj çfarë prodhojnë institucionet, çfarë janë 365 ditët e vitit dhe jo vetëm një ditë e shpalljes së pavarësisë.
Duke e marrë vetëm me simbolikat, udhëheqësit tanë, liderët tanë po thirren për t’u mburrur me historinë tonë dhe për të premtuar parajsën në të ardhmen. Elitat në Shqipëri janë të interesuara për t’u marrë me simbolikat e të shkuarës, dhe t’i bëjnë njerëzit të harrojnë të tashmen. Sa i përket çështjes së bashkimit, përsa kohë që Kosova nuk është anëtare e OKB-së, nuk mund të bashkohet nga pikëpamja e së drejtës ndërkombëtare as me Shqipërinë, as me Maqedoninë, as dhe me Malin e Zi.
Një nga zyrtarët e të drejtës ndërkombëtare, Kosova për t’u bashkuar me një shtet tjetër duhet të jetë dakord shteti nga i cili shkëputesh, shteti me të cilin bashkohet dhe popullsitë e tyre. Në këtë rast Serbia duhet të jetë dakord”, deklaroi ai në Euronews.
Sipas tij, nuk mund të elaburohet në asnjë rrethanë çështja e bashkimit kombëtar sepse praktikisht nuk mund të bëhet, teorikisht gënjejnë njerëzit.