mbi 77 mije persona jane vaksinuar me dozen e trete kunder covid 19 ne kosove 61f6c88a1aeb2

Mbi 77 mijë persona janë vaksinuar me dozën e tretë kundër COVID-19 në Kosovë

January 30, 2022
1 minut lexim

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka njoftuar këtë të diel se janë regjistruar 2,390 raste të reja me coronavirus.

Autoritetet shëndetësore kanë njoftuar edhe se 1.291 persona janë shëruar derisa 35,051 persona janë ende aktivë me COVID-19.

Bazuar në të dhënat zyrtare të MSH-së, deri me tani  janë dhënë mbi 1.7 milion doza të vaksinës.

Me dy doza të vaksinës janë imunizuar 804,801 persona apo 44 për qind e popullsisë.

Ndërkaq, 77 mijë e 437 persona janë imunizuar deri tani me dozën e tretë të vaksinës kundër virusit.

Qytetarët në Kosovë mund të marrin vaksina të kompanive: Pfizer/BioNTech dhe AstraZeneca.

Qeveria e Kosovës ka miratuar më 21 janar masa të reja për luftim të pandemisë.

Sipas vendimit të Qeverisë, qytetarët që hyjnë në Kosovë duhet të jenë të vaksinuar plotësisht dhe të kenë edhe dozën përforcuese.

Ata që nuk kanë dozën përforcuese, duhet të kenë test negativ të llojit PCR, të vlefshëm për 48 orë.

Kufizimi i qarkullimit do të aplikohet nga ora 22:00 deri në orën 05:00.

Bizneset e gastronomisë mund të zhvillojnë aktivitetin e tyre nga ora 05:00 deri më 21:00.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

votimi per kandidatet e 6 marsit te grupit te rithemelimit te pd del rezultati ne diber 61f6c8883e46d
Story i mëparshëm

Votimi për kandidatët e “6 Marsit” të Grupit të Rithemelimit të PD/ Del rezultati në Dibër

lsdm mickoski eshte genjeshtar e tille eshte edhe kerkesa qe gjysmevjetori i dyte te jete online 61f6c97244ffb
Story i radhës

LSDM: Mickoski është gënjeshtar, e tillë është edhe kërkesa që gjysmëvjetori i dytë të jetë online

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë