​Mbi 6,7 milionë të huaj në Shqipëri, ja nga cilat shtete ka rritje më të madhe të turistëve

December 1, 2022
1 minut lexim

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit në Qeverinë e Shqipërisë, Mirela Kumbaro ka publikuar të dhënat e turizmit për dhjetë muajt e parë të vitit, ku numri total i vizitorëve është mbi 6,7 milionë duke tejkaluar edhe të gjithë vitin 2019 që deri më tani ka qenë më i suksesshmi.

Kumbaro ka evidentuar edhe vendet që i konsideron flukse interesante turistike, siç janë Spanja, Anglia, Holanda, vendet skandinave apo Sllovenia.

“I mbarë ishte edhe tetori për turizmin, duke vijuar trendin rritës krahasuar me vitin 2021, por po aq interesant edhe për flukset turistike e reja turistike që po i shtohen mysafirëve që mikpresim çdo vit, siç janë rreth 4 herë më shumë vizitorë nga Spanja. Kemi pasur 97,1% më shumë vizitorë nga Anglia, rreth 3 herë më shumë vizitorë nga Holanda, më shumë se dyfishim i vizitorëve nga Sllovenia dhe po ashtu dyfishim i vizitorëve që vijnë nga vendet skandinave”, ka njoftuar ministrja.

Pak ditë më parë, edhe Organizata Botërore e Turizmit e renditi Shqipërinë në vend të parë në botë përsa i përket rimëkëmbjes krahasuar me periudhën para pandemisë, me një rritje me 18% krahasuar me vitin 2019.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Selektori i Gjermanisë: Është një katastrofë

Story i radhës

Rrëfehet 25 vjeçari: Dyshoj se e dashura më tradhton në punë, çfarë të bëj?

Të fundit nga

ShkoLartë