Aktualisht në Kosovë numri i rasteve aktive me COVID është 657.
Komuna me më së shumti raste vazhdon të jetë Prishtina, me 133 sosh, e pasuar nga ajo e Prizrenit me 53 raste aktive me koronavirus.
Sipas të dhënave të fundit nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, në gjithë vendin janë regjistruar 49 raste të reja.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.835.630 doza të vaksinës, ku me dozën e parë janë vaksinuar 904,155 qytetarë.
Deri më sot 824.538 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë, ndërsa janë dhënë 105.018 doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.
Me dozën e katërt janë vaksinuar vetëm 1,727 persona.