Mbi 50,000 të vdekur deri më tani në Turqi dhe Siri nga tërmetet e fuqishme

Numri i personave të vrarë nga tërmeti në Turqi dhe Siri është rritur në më shumë se 50,000. Vetëm Turqia regjistroi 44,218 vdekje, njoftoi të premten agjencia turke e fatkeqësive Afad. 5,900 vdekje u raportuan kohët e fundit nga Siria.

Një tërmet me magnitudë 5 goditi provincën juglindore turke të Hatay të enjten. Kështu ka bërë të ditur autoriteti sizmik Kandilli. Epiqendra e tërmetit ishte në lagjen Defne.

Fillimisht u raportua se nuk ka viktima apo dëme metariale. Provinca ishte tashmë cak nga tërmeti i dyfishtë i tmerrshëm shkatërrues dy javë e gjysmë më parë.

Sipas agjencisë turke të fatkeqësive Afad, tërmetet me magnitudë 7.7 dhe 7.6 ballë të 6 shkurtit janë pasuar nga 8550 pasgoditje deri më tani. Sipas qeverisë turke, më shumë se 164,000 ndërtesa ose u dëmtuan rëndë ose u shembën dhe duhet urgjentisht të prishen.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Gjuha e trupit që ju bën të dukeni të suksesshëm

Story i radhës

Osasuna shtang Sevillës

Të fundit nga