Mbi 4 mijë analiza në një ditë në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë

May 13, 2025
1 minut lexim

Gjatë 24 orëve të fundit, Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka ofruar një numër të madh shërbimesh mjekësore për pacientët.

342 pacientë kanë kryer gjithsej 4,236 analiza laboratorike.

Janë realizuar 552 vizita specialistike dhe 56 pranime të reja. Aktualisht janë të shtrirë 224 pacientë në repartet e spitalit.

Gjatë kësaj periudhe janë kryer 13 operime, 38 seanca dialize, 112 ekzaminime me rëntgen, 38 me ultrazë dhe 24 me CT.

Në maternitet kanë lindur katër foshnje – dy djem dhe dy vajza.

Po ashtu, janë ofruar 75 shërbime fiziatrike.

Këto shifra pasqyrojnë përkushtimin e stafit shëndetësor dhe rëndësinë që Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka në ofrimin e kujdesit cilësor për qytetarët.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Bisedime të drejtpërdrejta Ukrainë-Rusi në Turqi

Story i radhës

Dorëzimi mund të jetë një akt guximi

Të fundit nga

sqmken
ShkoLartë