Mbi 36 mijë të vdekur nga tërmetet e fuqishme në Turqi dhe Siri

Të paktën 31 mijë e 643 njerëz kanë humbur jetën nga dy tërmetet e forta që goditën Turqinë Jugore të hënën e kaluar, njoftoi Agjencia e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD).

Tërmetet e së hënës me magnitudë 7,7 dhe 7,6, me qendër në provincën Kahramanmaras, prekën disa vende në rajon, përfshirë Sirinë.

Në Siri raportohen mbi 4 mijë e 500 viktima, raportojnë mediat e huaja. 

“Më shumë se 233 mijë pjesëtarë të ekipeve të kërkimit dhe shpëtimit po punojnë aktualisht në terren”, tha AFAD.

Sipas Agjencisë, rreth 148 mijë njerëz janë evakuuar nga rajonet e goditura nga tërmeti deri më tani.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Fatmir Sheholli: Ky është profili i kryetarit të Asociacionit

Story i radhës

Ndërron jetë reperi amerikan, David Jolicoeur

Të fundit nga

Shtanget Juventus

Manchester United ka hyrë në bisedime me mesfushorin e Juventusit, Adrien Rabiot. Kontrata e lojtarit francez