Të paktën 34 mijë palestinezë u vranë në sulmet izraelite që nga 7 tetori.
Kështu tha Ministria e Shëndetësisë e Gazës, e cila tha gjithashtu se të plagosur janë 76 mijë e 901 të tjerë.
Kjo ministri që drejtohet nga Hamasi, tutje tha se 37 palestinezë u vranë dhe 68 u plagosën në sulmet izraelite në 24 orët e fundit.
Ministria nuk bën dallim mes luftëtarëve dhe joluftëtarëve, shkruan The Guardian.